Gossip Sport

Vieri nuk plaket kurrë, gjithmonë pranë femrave

Legjenda e futbollit italian, Christian Vieri po kalon momente fantastike në plazhin e Miamit në Florida. 44-vjeçari ka shënuar 236 gola në karrierën e tij dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serie A dhe La Liga në sezone të ndryshme. Ish-ylli i Inter, ka zgjedhur vendet ekzotike në Miami Beach për t’u argëtuar me partneren e tij, Costanza Carricola.

“Bobi” nuk nguron që t’i shfaqë në profilin e tij në “Instagram” të gjitha aventurat që përjeton mbarë botës. Së fundmi, në media kanë qarkulluar foto të shumta të Vierit me modele dhe bukuroshe të ndryshme që qëndrojnë pranë tij.

Në Miami ai mikpriti edhe ish-sulmuesin brazilian, Ronaldo, me të cilin shkrepi edhe një foto. Pavarësisht moshës, Vieri vazhdon të jetë në top-formë dhe të ketë dhjetra femra rreth vetës.

Related posts

SHUHET MARADONA/ Armand Duka mesazh për legjendën: Futbolli humbi një Mbret

Delo.autor

NDALEN NGA BILBAO/ Skuadra e Zidanit lë pikë në shtëpi dhe sheh veten pas Barcelonës

Delo.autor

Harrojeni Neymarin, ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment