Futboll Shqipëri Sport

KALIMI NË KOMBËTAREN E KOSOVËS/ Rashica: Vendimi më i mirë i karrierës time, e kam pasur “borxh” për të luajtur për të

Futbollisti i kombëtares kosovare, Milot Rashica duket se nuk është penduar aspak për kalimin e tij nga kombëtarja shqiptare tek vendi i tij.

Në një intervistë për emisionin Ora Verore në RTV Ora, ai u shpreh se është vendimi më i mirë që ka marrë në karrierë dhe se e ka pasur një “detyrim” moral për t’iu bashkuar duke qenë se ai është rritur në Kosovë.

Rashica: Vendimi për t’iu bashkuar Kosovës nuk ka qenë një vendim kundër Shqipërisë. Ka qenë një vendim për të ndihmuar Kosovën pasi ka qenë në hapat e parë të saj të formimit dhe ka pasur një nevojë të madhe. Unë jam lindur dhe jam rritur në Kosovë dhe në njëfarë mënyre ja kam pasur borxh asaj për të luajtur për të. Nëse nuk do të kthehesha unë aty, kush do ta bënte. Është një prej vendimeve më të mira që unë kam marrë deri më tani në karrierën time dhe shpresoj të vazhdojë e tillë.

Gjithashtu ai foli për ëndrrën europiane të Kosovës teksa shpreson tek kualifikimi në kampionatin europian.

Rashica: Kemi përpara vetes dy ndeshje tepër të rëndësishme. Në kombëtare ne kemi kualitet dhe jemi një grup shumë i mirë. Kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Gjithashtu kemi tifozë që na mbështesin dhe pse jo duam ta bëjmë ëndrrën realitet.

Related posts

Maradona: Jam më i gjallë se kurrë, u thanë gënjeshtra për gjendjen time

Sadik.Autor

Chelsea e ‘fiksuar’ pas Nainggolan, mesfushori belg merr vendimin e bujshëm

Q.Autor

LIVE/ Kukësi-Tirana: Dy mundësi të arta për Kukësin. Abibi ndal Rexhinaldon, Shkurtajn bën më të vështirën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment