Futboll

Wenger i frikësohet politikës për ndeshjen Arsenal – CSKA Moskow

Arsene Wenger shpreson që tensioni në mes të Britanisë dhe Rusisë mos ta prish ndeshjen e Arsenalit në Europa Ligë kundër CSKA Moscoë, por ai pranon – ashtu sikurse sekretari i jashtë i Britanisë Boris Johnson – se nuk ka idenë se a mund të ndodh ndonjë gjë gjatë kësaj ndeshje

Topxhinjtë luajnë të enjten në Europa Ligë dhe klubi ka lëshuar një komunikatë ku i tërheq vëmendjen fansave që të jenë vigjilent duke marrë parasysh tensionet e fundit mes Britanisë dhe Vladimir Putinit.

“Sinqerisht, askush nuk e di çfarë do të ndodh dhe duket se marrëdhëniet diplomatike në mes të dy vendeve janë të tensionuara. Shpresojë që kjo mos të ndikojë në ndeshjen tonë, të tifozët, rusët të cilët kanë ardhur këtu dhe anglezët të cilët do të udhëtojnë atje”, ka thënë Wenger.

Wenger kohëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes gjatë paraqitjeve të dobëta të Arsenalit në muajin shkurt dhe mars ku Arsenali humbi nga Ostersunds, Manchester City (në premier ligë dhe kupën e ligës) dhe kundër Brighton dhe Spurs.

Related posts

EVERTON MPOSHT TOTTENHAM/ Ancelotti i shkakton një humbje unike Mourinhos

Delo.autor

DRITARJA E TRANSFERIMEVE/ Serie A zyrtarizon dy datat për merkaton, ja ndryshimi nga viti i kaluar

Delo.autor

E pabesueshme/ Nga Fiorentina tek Juventus, ja cilët janë lojtarët që u janë vjedhur identitetet në facebook

Q.Autor

Leave a Comment