Klubi i Dinamos dënoi gjykimin në ndeshjen e sotme që “Blutë” barazuan me Tërbunin në kryeqytet 1-1.
Administratori i 18-herë kampionëve të Shqipërisë Ermal Barushi deklaron se e konsideron arbitrimin në këtë takim si “tendencioz dhe maskaradë”, pasi kurse kartonat për ndërhyrjet agresive.
Barushi i vlerëson qesharake ndëshkimin me karton të kuq të lojtarit të Dinamos Erald Kolgegës.
Administratori i klubit kryeqytetas të bëri thirrje instancave përkatëse të futbollit të reagojnë publikisht për këtë takim.
Reagimi i administratorit të Dinamos Ermal Barushi:
Në emër të FK Dinamo dhe në cilësinë e zyrtarit të klubit, e dënojmë me ashpërsi sjelljen tendencioze dhe aspak profesionale të një arbitri në ndeshjen e sotme! Me turpin më të madh dhe si një ish-arbitër e dënoj me ashpërsi këtë maskarade!
Gjatë javës u fol se klubi Blu po ushtronte presion karshi Federatës për arbitrat, akuza të pabaza nga ekipi kundërshtar dhe nga segmente te tjera që mesa duket veprojne me moton “hidh gurin e fshih dorën”, sepse në fushë u pa krejt e kundërta! Nga kartonat e faullat, arbiter që goditet e kërcënohet nga lojtaret, e turpshme, në mes të Tiranes. Kartonat me kursim ndaj ndërhyrjeve të rënda dhe deri tek dënimi qesharak i Kolgegës me karton të kuq. Nuk është hera e parë që Dinamo dënohet nga gjykimi, mos harrojmë që ndeshjen e kaluar me Velecikun, u dënuan me kartona dy lojtarët kryesorë, kapiteni Boçi si dhe sulmuesi kryesor Pontrelli. Kartonat, dua të theksoj jo për ndërhyrje ose faulla teknik!
Nuk është hera e parë që Dinamo dënohet nga gjykimi, ama në këtë fazë delikate të kampionatit, është e turpshme të sulmohemi në këtë menyrë!
Ne i qendrojmë besnikë lojës së bukur e të ndershme në fushë, si dhe kërkojmë më tepër respekt për këtë fanellë legjendare qe ka bërë histori në futbollin Shqiptar. Planet dhe investimet në të ardhmen e afërt nuk mund të shkojnë dëm nga njerëz të papërgjegjshëm, njerëz që po mundohen ta kthejnë futbollin vite pas, pa Fair Play dhe mes aleancash.
FK Dinamo, 18 herë kampione e vendit, e shquar historikisht për Fair Play, kërkon nga instancat përkatëse një reagim të fortë për atë çka ndodh në mes të ditës me diell!
Ermal Barushi
Administrator, FK Dinamo