Futboll Premier League Sport

Xhiroja e pankinave, ja destinacionet e trajnerëve të mëdhenj

Duke e nisur nga Allegri deri te Sarri dhe për të vazhduar tek italianët e tjerë deri te Luis Enrique dhe Wenger: ja ku mund të përfundojnë trajnerët e njohur që kanë një të ardhme të paqartë.

Massimiliano Allegri – Është ende në rrugën për të fituar titullin e katërt radhazi në Serie A në pankinën e Juventusit, tekniku toskan është shumë i vlerësuar jashtë kufijve. I përfolur se do të shkojë te PSG, ndërsa sipas tabloidëve anglezë është nën vëzhgimin e drejtuesve të Arsenal-it pas largimit të Arsene Wenger që shërbeu për 22 vite te “Topçinjtë”. Anglezët janë të dashuruar me Max pas ndeshjes kualifikuese që bëri në Wembley kundër Tottenaham në ndeshjen e 1/8-ave të Champions League, një prezencë e njëjtë si ajo që bëri në “Bernabeu” kundër Real-it në çerekfinale.

Maurizio Sarri – Trajneri i Napoli-t, i cili probabilisht mund të qëndrojë nën  hijen e Vezuvit, ka bërë që Europa të dashurohet me të, për mënyrën se si skuadra e tij luan, ndërsa ai mund të dalë trajner i lirë në rast se paguhet klauzola prej 8 milionë euro. Për të është duke menduar edhe Chelsea që pothuajse ka bërë ndarjen me Antonio Conte-n.

Carlo Ancelotti & Roberto Mancini – Gjatë orëve të fundit emrat e tyre janë vendosur në krye të listës së trajnerëve që mund të marrin drejtimin e Italisë.

Antonio Conte – Pas një sezoni të shkëlqyer që bëri një vit më parë duke fituar trofeun e Premier League, Conte tashmë po bën një sezon zhgënjyer me Blutë e Londrës duke rrezikuar shkarkimin nga kjo pankinë. Por, pas kësaj eksperience ai duket se do t’i bashkohet garës për pankinën e Italisë. Natyrisht, një zgjidhje e mirë për të do të ishte që të merrte drejtimin e një klubi të madh italian apo evropian

Related posts

Zidane: Ronaldo është nga një tjetër planet

Q.Autor

MODRIC – INTER NUK KA MBARUAR/ Konfirmohet refuzimi që mban gjallë ëndrrën “Zikaltër”

Delo.autor

Penalltia e humbur e Modriç/ DJALI i kapitenit të Flamurtarit shpërthen në LOT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment