Futboll Premier League Sport

“Ylli” i Arsenal rikthehet në stërvitje pas 17 muajsh larg fushave

Santi Cazorla ditën e enjte ishte në fushën  Emirates për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në prag të gjysmëfinales së Eruopa League ndaj Atletico Madrid.

Mesfushori spanjoll herën e fundit që ka luajtur për klubin ka qenë në tetor të 2016 dhe që prej asaj kohe ka qenë në infermieri.

33-vjeçari i është nënshtruar disa operacioneve në kaviljen e djathtë dhe ka humbur tetë centimetra nga tendina, teksa një infeksion rrezikoi të amputonte këmbën.

Një tjetër dëmtim në janar ka vonuar rikthimin e spanjollit por mesa duket tani është në rrugën e duhur për t’u riaftësuar 100%.

Ai është stërvitur me një pjesëtar të stafit të Arsenal dhe përveç stërvitjes atletike ka bërë edhe disa ushtrime me topin në këmbë.

Një lajm që do të ketë kënaqur së tepërmi tifozët e ekipit londinez.

Related posts

JUVENTUS-UDINESE/ Allegri lë pushim gjysmën e skuadrës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REVOLUCION TEK BAYERN/ Kovac uli “yjet” në stol, ROBBEN e bëri të fliste me vete

Isa.Autor

MIQËSORE/ Shqipëria barazon me Uellsin mes… shkelmave dhe tensionesh

Delo.autor

Leave a Comment