Futboll Sport

Ylli i Olympiacos, simulim i turpshëm pas “shtyrjes” së arbitrit (VIDEO)

Olympiacos nuk është duke kaluar një moment të mirë.

Përveç problemeve jashtë fushës, gjërat nuk kanë shkuar mirë edhe brenda saj. Olympiacos pësoi një disfatë befasuese ndaj Apollon Smyrni të dielën, që do të thotë se 44 herë kampionët e Greqisë me shumë mundësi nuk do të luajnë në Champions League vitin tjetër.

Gjatë humbjes së ngushtë, lojtarët e Olympiacos mendonin se u janë mohuar dy penallti të pastra – dhe në një incident, Marin vulosi gjithçka duke simuluar pas shtyrjes së arbitrit Alexandros Katsikogiannis.

Në minutën e 91-të, një nga lojtarët kundërshtarë u duk sikur kapi topin me dorë brenda zonës. Katsikogiannis duhet të përballej me furinë e lojtarëve të Olympiacos të cilët po protestonin ashpër. Marin bëri sikur arbitri e shtyu duke u rrëzuar në tokë, por arbitri priti derisa u çua në këmbë për t’i dhënë kartonin e verdhë.

Related posts

NGA MBAPPE TEK RONALDO/ Yjet e futbollit që u infektuan nga COVID gjatë sezonit 2020

Delo.autor

MIQËSORE/ Pas një pasimi nga Grealish, Sulmuesi Sancho ndëshkon Irlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN TEK MILAN/ Portieri Donnarumma tani ka edhe një post tjetër, merr rolin e drejtorit tek…

Delo.autor

Leave a Comment