Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tirana-Teuta do të luhet në “Air Albania Stadium”

Pas sondazhit të publikuar në faqe, Tirana ka kaluar te faktet: Tirana-Teuta do të luhet në “Air Albania Stadium” dhe klubi bardheblu u kërkon tifozëve mbështetje për të vijuar rrugën drejt titullit kampion.

Me një njoftim zyrtar, kryeqytetasit kanë kërkuar mirëkuptimin e ultrasve, ndërsa çmimet e biletave dhe informacioni më i detajuar do viijnë në ditët në vijim.

Tirana Njoftim Air

Njoftimi i Tiranës:

Tirana – Teuta në “Air Albania”
Ndeshja e rradhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën.
Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferë bardheblu për objektivin e rradhës, tre pikët.
Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë sëbashku.
KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve tifozerike, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim.

Related posts

NGATËRROHET DUKE BËRË KRAKASIMIN ME “PLESHTIN”/ Dembele bëhet lëmsh: Dua të fitoj 3 Champions radhazi…

Delo.autor

DINAMO PRET DERBIN/ Blutë kërkojnë të thyejnë “tersin”

F.autor

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT PA TIFOZË/ Partizani ndien presionin, klubi bën lëvizjen “strategjike”…

Delo.autor

Leave a Comment