Futboll Kombëtarja Sport

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Mavraj, mbrojtësi ka shumë oferta në drejtim të tij

 Mërgim Mavraj po kalon një sezon shumë të vështirë në rradhët e Hamburg. Klubi legjendar gjerman që është shumë pranë rënies nga Bundesliga këtë sezon për herë të parë në histori ka disa javë që ka përjashtuar lojtarin e kombëtares shqiptare. Mavraj prej disa javësh nuk është më pjesë e ekipit të parë dhe stërvitet me të rinjtë.

Kjo pasi ai dhe braziliani Wallace që gjithashtu është përjashtuar nga ekipi i bënë të ditur drejtuesve të klubit që trajneri Titz nuk është i aftë të drejtojë ekipin. Fjalë këto që duket se nuk janë pëlqyer nga trajneri që ka marrë vendimin për dy lojtarët. Mavraj megjithatë në verë pritet të shkëpusë rrugët me Hmaburg ku interesimi për të është shumë i madh sidomos nga klube të Bundesligës së dytë, por edhe nga Fenerbahce dhe Besiktas në Turqi.

Related posts

FITORJA NDAJ LEIPZIG NË CHAMPIONS/ Verratti paralajmëron: Futbolli kështu është, ja çfarë duhet të bëjmë tani

Delo.autor

U LARGUA NGA SHKËNDIJA E TETOVËS/ Zbulohet e ardhmja e sulmeusit Ibraimi. Klubet e Superiores…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ROMËS/ Spalletti: Tek skuadra asgjë nuk është…

Isa.Autor

Leave a Comment