Basketball Sport

NBA: Rockets dhe Jazz një fitore larg kualifikimit

​Houston Rockets vetëm një fitore larg kualifikimit në fazën gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA.Të udhëhequr nga James Harden me ritmin në maksimum, Rockets fituan 100 – 119 ndaj Minnesota Timberwolves dhe e çojnë në 3-1 rezultatin e serisë.

Në “Target Center” të Minneapolisit, pas një pjese të parë të ekuilibruar, që u mbyll 49-50, Houstoni u shfaq një skuadër stratosferike, duke shënuar plot 50 pikë vetëm në periodën e tretë.

Ky rezultat i arritur brenda një periode është vetëm një pikë larg rekordit historik të nga Los Angeles Lakers më 31 mars të vitit 1962 ndaj Detroit Pistons. James Harden e mbylli ndeshjen me 36 pikë në total, 22 vetëm në periodën e tretë, ndërsa Chris Paul shtoi edhe 25 pikë të tjera për Rockets.

Në radhët e Minnesotas statistikat më të mira i kishte Towns: 22 pikë, 2 asiste dhe 15 topa të kontrolluar nën tabelë. Përballja e radhës do të zhvillohet në “Toyota Center” dhe nëse fiton Houstoni, kualifikohet në gjysmëfinale.

Edhe Utah Jazz janë vetëm një fitore larg kualifikimit pasi mposhtën 113 – 96 Oklahoma City Thunder, me rezultatin e serisë që shkon në 1-3. Paul George dhe Russell Westbrook, me 55 pikë në total, nuk mjaftuan në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake City-t, ku “ylli” i përballjes rezultoi Mitchell i Jazz me 33 pikë, 4 asiste dhe 7 rikuperime.

Një ndeshje e nisur mirë për Thunder, por Jazz u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin. Përballja e pestë e serisë zhvendoset në parketin e Oklahomas.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Dy seanca stërvitore në ditë, ja si duket gjendja tek kampi i Partizanit…

Delo.autor

Manchester United “çmend” merkaton, 515 mijë euro në javë për sulmuesin e Realit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “Gruaja po e tradhton me shokun e skuadrës”, reagon Christian Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment