Futboll Premier League

Zbuloni gjashtë transferimet që Guardiola dëshiron për sezonin e ardhshëm

Pas eliminimit nga Champions League nga Liverpool-i, dhe pavarësisht se ka fituar titullin e Premier League (ende jo matematikisht), trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm dhe ka gjashtë objektiva në mendje. Deri më tani ai është një nga trajnerët, që ka shpenzuar më shumë në dy merkatot e fundit duke afruar shumë lojtarë të talentuar, por duket se ai nuk është i kënaqur. Mbrojtja dhe sulmi kanë nevojë për një rishikim dhe ish-mesfushori nuk ka humbur kohën për të identifikuar lojtarët, që ai dëshiron për të përforcuar ekipin.

Mesfushori i Napolit, Jorginho, prej kohësh është një objektiv i klubeve të Premier League, por duket se Pep do të fitojë garën për të siguruar shërbimet e tij. Julian Weigl i Borussia Dortmund dhe Eder Militao i Sao Paulo janë dy lojtarë që spanjolli i kërkon për të forcuar repartin përpara mbrojtjes, sipas “The Sun”. Në sulm, sulmuesi i Monaco, Thomas Lemar dhe Riyad Mahrez i Leicester shikohen si dy opsione mjaft të vlefshme për Pep, që kërkon të ketë në çdo pozicion nga dy lojtarë cilësorë. Ky i fundit ishte shumë afër transferimit në “Etihad” në merkaton e kaluar, por në fund palët nuk gjetën marrëveshje për shkak të kërkesës së shfrenuar të drejtuesve të Leicester.

Objektivi i fundit i Guardiola është i riu Leon Bailey i Bayer Leverkusen. Sulmuesi i talentuar gjerman mund të plotësojë Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, pra ai shihet si një zëvendësues i dy sulmuesve kryesorë. Guardiola për vetëm 21 muaj tek Manchester City ka shpenzuar plot 371 milionë sterlina ose 421 milionë euro. Shifra të frikshme kur mendon, se disa trajnerë të tjerë si Arsène Ëenger nuk i kanë shpenzuar kaq para gjatë gjithë karrierës së tyre. Gjithsesi drejtuesit e City janë të fiksuar për të fituar trofeun e Champions League dhe janë të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë të trajnerit spanjoll.

Related posts

Napoli shfaq interes për portierin e Arsenalit

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Zhbllokohen shifrat, Krasniqi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

Inter nuk ka para, Reali gati t’i rrëmbejë një yll

Sadik.Autor

Leave a Comment