Futboll Sport

Batha te Kukësi? Nexhipi sqaron zërat e merkatos

Idriz Batha është përfolur së fundmi si një objektiv i Kukësit në merkato. Mesfushori, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Partizani, në verë del lojtar i lirë dhe normalisht do të ketë interesim edhe nga skuadrat e tjera, sidomos kur me skuadrën e tij aktuale nuk po arrin të gjejë dot një akord për kontratën e re. Në lidhje me një kalim të mundshëm te verilindorët, në konferencën e sotme për shtyp, ka qenë drejtori sportiv Nexhipi ai është pyetur në lidhje me Bathën.

“Është një lojtar i Partizanit, kapiten i tyre dhe është nën kontratë me ta. E njoh atë dhe kualitetin që ai ka. Nuk ka kontratë apo parakontratë me Kukësin. Jemi duke parë me trajnerin dhe menaxherin Halili, por e kemi vendosur se do të merremi me merkaton kur të shkojmë aty ku duam. Lojtarët me kualitet çdokush do i donte. Sa i përket Bathës, ai është nën kontratë dhe kjo gjë respektohet në maksimum nga ana jonë”, është shprehur ndër të tjera për mediat Nexhipi.

Aktualisht te Kukësi si qendërmesfushorë Pacult ka në dispozicion Besar Musollin dhe Irakli Dzaria-n, ndërkohë që është përshtatur aty edhe Imami kur ka pasur mungesa. Joti është një tjetër lojtar që luan si mesfushor qendre dhe i riu luajti disa minuta në sfidën e fundit në kampionat me Laccin. Normalisht në verë do kërkohet që skuadra verilindore të përforcohet në mesfushë dhe Batha është një element që do t’u bënte punë, pasi e njeh mirë kampionatin dhe cilësitë e tij dihen.

Related posts

Pochettino: Reali klubi më i rëndësishëm, gati për çcdo gjë!

Sadik.Autor

PAS DISFATËS NË DERBIN KRYEQYTETAS/ Trajneri Mema: Ua uroj fitoren, kemi luajtur ndaj një ekipi shumë…

Delo.autor

“SHANSET E KUAKUFIKIMIT JANË 50 ME 50″/ Egbo: Futbolli nuk është boks, Young Boys s’ka motivim

Delo.autor

Leave a Comment