Futboll

Zidane: Goli i Ronaldos? Jo më i bukur se i imi (VIDEO)

Zinedine Zidane në konferencën për shtyp pas fitores 0-3 ndaj Juventus në “Allianz Stadium” komentoi superformën e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldos. Trajneri francez nuk i kurseu edhe batutat për golin e portugezit, ndërsa tha se nuk ishte më i bukur se i tiji.

“Jam tifoz i futbollit të bukur, ndihem i lumtur për atë që Ronaldo ka bërë. Ai është lojtar ndryshe nga të tjerët, pasi bën gjëra të tilla. Ne duhet të ndihemi të lumtur që e kemi atë në skuadër”.

Goli i dytë i Ronaldos

“Ishte spektakolar. Për atë i heq kapelën. Goli im ndaj Leverkusen? Shumë i bukur, por ky është i fundit (qesh). Ka shumë gjëra… Mund të themi se është një nga golat më të bukur në historinë, por jo aq sa i imi”- tha  Zizu.

Për teknikun e “Los Blancos” ndoshta rezultati ishte pak i ekzagjeruar, pasi siç ai e komentoi në fund të ndeshjes, Juve pati momente që i ka vënë në vështirësi.

“Juventus kishte momentet e saja të forta, por kemi menaxhuar mirë. Rezultati 0-3 ndoshta është pak i fortë, por kemi bërë një ndeshje të tillë për t’a fituar në këtë mënyrë. Jemi të lumtur për atë që bëmë. Të fitosh kështu në fushën e Juves ndodh pak herë. Tifozët kanë duartrokitur golin e Cristiano Ronaldo dhe pse skuadra e tyre u mund 0-3. Është një tifozeri e mire, shumë e mirë”- përfundoi Zidane.

Ndër të tjera ai foli edhe për Iscon. “Ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Ka mbuluar Bentancur, ka vepruar mjaft mirë në mesfushë, nga aty erdhi edhe goli. Ne duhet të kontribuojmë të gjithë siç bëri ai. Ai do të jetë dhe është i rëndësishëm për ne”.

I pyetur për mungesën e aktivizimit të Gareth Bale, 45-vjeçari tha se lojtari do të jetë gati për derbin ndaj Atletico Madrid, që do të luhet të dielën në “Santiago Bernabeu”.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj bardhezinjëve të Massimiliano Allegrit. Fillimisht i dha avantazhin skuadrës në minutën e tretë duke mbyllur pjesën e parë në 1-0. Më pas në fraksionin e dytë portugezi shënoi edhe të dytin personal në minutën e 64 ndërsa Marcelo trefishoi shifrat në minutën e 72, pas daljes me karton të kuq të Paolo Dybalas. Ndeshjen e kthimit Reali do të presë Juven në Madrid të mërkurën ë ardhshme më 11 prill

Related posts

“Asensio titullar? Disa luajnë më shumë se të tjerët, kjo gjithmonë ndodh”

Q.Autor

ALARMOHET TOTTENHAM/ “Ylli” i skuadrës refuzon rinovimin, përfiton Barcelona

Isa.Autor

Sezoni më i errët për Tiranën, por mbyllet me KATER… kupa

Sadik.Autor

Leave a Comment