Futboll Kategoria Superiore Sport

REALIZOI SUPER GOL NDAJ TEUTËS/ Mbrojtësi Hoxhallari: Na pëlqen të luajmë me kreun, Vllazni është radha jote

Erjon Hoxhallari po shkëlqen në fushën e lojës. Për mbrojtësin e qendrës këtë sezon vjen goli i katërt në kampionat. Për “Panorama Sport”, Hoxhallari flet për golat dhe pritshmërinë e skuadrës në këtë sezon. Zëvendëskapiteni zbulon se Tiranës i shijon të luajë me kryesueset dhe pas Teutës është radha e Vllaznisë të përballet me kampionët e Shqipërisë.

Sërish keni shënuar gol në Durrës i cili garantoi fitoren. Për ju, një nga vitet më të begata para porte?

Është e vërtetë që ky është viti i cili kam shënuar më shumë. Jam i gëzuar për këtë fakt. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur edhe që u kthyem te fitorja. Në ndeshjen me Kukësin nuk e meritonim barazimin, por ky është futbolli.

Fituat një ndeshje të madhe që ju fut në garën për titull apo kjo fjalë për momentin nuk mund të përmendet?

Kemi fituar një ndeshje shumë të rëndësishme për ne, por nuk mund të themi që jemi futur në garë për titull. Them kështu sepse janë të tilla statistikat. Jemi në vendin e pestë akoma dhe shumë larg vendit që të shpall kampion. Për momentin ne mendojmë të mos gabojmë dhe të ngjitemi më lart në renditje.

Duke e parë me kujdes kalendarin deri në fund të kampionatit, cili është qëllimi i Tiranës: Europa apo titulli?

Qëllimi i Tiranës është t’i luajë të gjitha ndeshjet një nga një dhe të marrë maksimumin e çdo sfide. Pastaj në fund do të shohim arritjen. Pra, çfarë kemi grumbulluar në 36 javë kampionat.

Vllaznia është ndeshja e radhës, më pas Bylisi dhe Kastrioti, dy ndeshje në letër të lehta?

Është diçka e mirë që të luajmë përsëri me vendin e parë, sepse kemi treguar që ndeshjet tona më të mira janë me këto ekipe. Prandaj, duhet të përqendrohemi dhe ta përgatisim me qetësi këtë ndeshje për të vazhduar ecurinë pozitive. Për sa i përket Kastriotit dhe Bylisit s’duhet të flasim tani, sepse është radha për ndeshjen me Vllazninë.

Related posts

TJETËR BLERJE/ Napoli zyrtarizon portierin e kombëtares italiane

Isa.Autor

BUZËQESH MOU/ Barku i Lukakut dhe “magjia” e Smalling i dhurojnë 3 pikët Man United (VIDEO)

Isa.Autor

KAMPIONATI KOMBËTAR I FUSTALLËS/ Tirana fiton derbin me Partizanin dhe ngre lart trofeun

F.autor

Leave a Comment