Futboll

Zidane i shqetësuar para ndeshjes me Bayernin, Reali gjithmonë has në vështirësi nëse nuk shënon Cristiano

Reali ka barazuar 1-1 në Bernabeu me Athletic Bilbao, dështim që mund t’i kushtojë edhe në Champions League.
Zinedine Zidane është i vetëdijshëm se Real Madridi është duke u varur shumë në Cristiano Ronaldon.

Si Gareth Bale, ashtu edhe Karim Benzema – po kalojnë nëpër një formë shumë të dobët, duke mos premtuar gola për “Los Blancos”, ndërsa në sfidat e mëdha dhe vendimtare, është vërtetuar se nëse CR7 nuk shënon, atëherë Reali mund të dalë me kokën poshtë nga fusha.

Sido që të jetë, Zizu beson se përveç Ronaldos, do të ketë tjerë lojtarë që mund të luajnë mirë në “Allianz Arena” dhe që mund të shënojnë gola – e kundërta e asaj që po ndodh aktualisht.

“Mendoj se në “Allianz Arena” do të ketë lojtarë tjerë që mund të bëjnë diçka, si dhe Cristiano që gjithmonë bën diferencën”, u shpreh Zizu.

“Duhet të jemi të fokusuar sepse është gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve dhe po e mbrojmë titullin”, shtoi ai.

Related posts

“SHOW” TEK JUVENTUS/ Lojtarët dëfrehen duke kënduar e kërcyer (VIDEO)

Delo.autor

EDON HASANI PRISHI GJAKRAT TEK TIRANA/ N’Goo i del në mbrojtje : Mbaje kokën lart….

Delo.autor

VAR QË NË FAZËN E KATËRT/ FIFA zbarkon në Tiranë këtë javë, ja plani i FSHF

Delo.autor

Leave a Comment