Futboll Sport

Serie A / Crotone hap garën për titullin, Milan mbetet jashtë Champions, bindin Roma e Lazio…

Një roveshatë hap garën për titullin në Serie A. Crotone ka barazuar 1-1 me Juventus dhe pikërisht roveshata e Simy “anuloi” golin e shënuar nga Alex Sandro në mesin e pjesës së parë.

Kjo do të thotë se kur kanë mbetur katër javë para fundit, Juventus kryeson me katër pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Napoli ka fituar me përmbysje 4-2 ndaj Udinese duke i shkaktuar humbjen e nëntë radhazi kësaj skuadre.

Udinese shënoi dy herë e para, por Napoli barazoi në të dyja raste dhe më pas mbylli gjithçka duke kompletuar “pokerin” me golat e Milik dhe Tonelli.

Skuadra e Sarri i ka shpresat e fundit për titull në përballjen direkte me bardhezinjtë në “Juventus Stadium”, fundjavën e ardhshme.

Ndërkohë, Roma dhe Lazio kanë fituar ndeshjet përkatëse duke u konfirmuar në vendin e tretë, me një pikë më shumë se Inter, që 24 orë më parë mposhti Cagliari, 4-0 në “San Siro”.

Fitorja e Lazio ishte “epike”, pasi bardhezikaltërit po humbnin 3-2 në fushën e Fiorentina, pas një ore lojë, por arritën të përmbysin gjithçka me një fitore 4-3, kur të dyja ekipet ishin me dhjetë futbollistë në fushën e lojës.

Roma fitoi 2-1 ndaj Genoa, ndërsa Milan i jep përfundimisht lamtumirë shanseve për një vend në Champions, pas barazimit 1-1 në Torino.

Belotti humbi një penallti për vendasit në minutat e para të ndeshjes, ndërsa kuqezinjtë kaluan në avantazh pak më vonë me golin nga jashtë zone të Bonaventura. Ky ishte goli i shtatë i Milan në dhjetë minutat e para të ndeshjes gjatë këtij sezoni. Rekord.

Gjithsesi, 20 minuta para fundit, Torino barazoi me anë të De Silvestri.

Diku gjetkë, Sampdoria fitoi 1-0 ndaj Bologna, Sassuolo fitoi me të njëjtën rezultat në fushën e Verona, ndërsa SPAL-Chievo u mbyll 0-0.

VIDEO / Goli më i bukur i javës shënuar nga Simy i Crotone kundër Juventus

 

Related posts

HYRI NGA FUSHA DREJT TEK TIFOZËT/ Futbollisti i Tottenham rrezikon të penalizohet rëndë (VIDEO)

Delo.autor

Skedina e mbrëmjes/ Ja ndeshjet që mund t’ju bëjnë me para

Q.Autor

E PABESUESHME/ E tradhtoi Spanja, prezantuesi detyrohet të shkojë në punë me fustan (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment