Futboll Seria A Sport

Zikaltrit të irrituar me arbitrin, ja “gafat” që bëri Orsato në “Derbin e Italisë”

Derbi i Italisë midis Inter dhe Juventus prodhoi jo pak polemika. Corriere dello sport ka listuar të gjitha gabimet e arbitrit Orsato, i cili nuk ishte në lartësinë e kësaj ndeshjeje.

Fillimisht prish ekuilibrat e ndeshjes, duke ndëshkuar me karton të kuq Vecinon në minutën e 15, për një ndërhyrje ndaj Mandzukic, pas konsultimit me VAR. Midis lojtarëve ka pasur kontakt por duke parë dinamikën e aksionit dhe minutën, duhej të ishte kursyer.

Orsato nuk mendon kështu në ndërhyrjen e Barzaglit në fundit e pjesës së parë, i cili ndërhyn dhunshëm në kaviljen e Icardit. Arbitri i ndeshjes ka kyrsyer kartonat për bardhezinjtë, teksa moviola zbulon 2 gabime të tjera gjatë pjesës së parë. Mungojnë kartonat e verdhë për bërrylin e Alex Sandros ndaj Cancelos, si dhe faullin e Cuadrados ndaj Perisic.

Ndërsa gafa më e rëndë e ndeshjes është rasti i Pjanic ndaj Rafinhas në pjesën e dytë, ku kroati kërcen me këmbë e me duar sipër kundërshtarit. Në këtë rast arbitri nuk e ka ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë lojtarin e Juventus, i cili duhej të linte fushë e lojës pas asaj ndërhyrjeje.

Related posts

VENDIMI I “TOPÇINJVE”/ Ja shifra e frikshme që pagoi Arsenali për shkarkimin e trajnerit…

Delo.autor

HYSAJ TRAZON UJRAT RRETH…/ Agjenti: Ancelotti më dha shpjegime, ka diçka tjetër përveç Chelseat…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Cikalleshi: Jam rikthyer më i fortë nga Covid-i, të tregojmë gjak shqiptari në fushë

Delo.autor

Leave a Comment