Sport Të tjera

Zyrtare/ Murray nuk do të luajë në grand slemin e Roland Garros

Tenisti britanik Andy Murray, përmes një interviste dhënë sot për mediat franceze, ka konfirmuar se nuk do të luajë në grand slemin e Roland Garros edhe pse emri i tij është ende në listën e tenistëve pjesëmarrës. Ish-numri 1 në botë për meshkujm ka pranuar se nuk do të luajë asnjë ndeshje në turnetë e fushave me dhè, por do të rikthehet në turnetë që luhen në fushat me bar. Murray është ende duke rikuperuar pas operacionit të kryer në janar në bërryl, ndërkohë që ndeshja e fundit zyrtare daton në korrik të 2017-ës, pikërisht në grand slemin e Wimbledon.

Operacioni këtë herë ishte më kompleksm se ai që kam kryer në shpinë, por jam rikthyer në fushë, duke u stërvitur me topin. Por rikthimi në fushë kërkon pak më shumë kohë, pasi kam 10 muaj që nuk luaj një ndeshje zyrtare, ndaj nuk dua të nxitohem, apo sforcohem duke luajtur në fushat me dhè. Do të përpiqem të jem gati për turnetë me bar dhe natyrisht që objektivi im mbetet Wimbledon. Jemi duke bërë një punë të mirë bashkë me stafin dhe besoj se së shpejti do të kalojmë në një fazë tjetër të përgatitjes”, deklaroi tenisti britanik Andy Murray.

Related posts

“NEYMAR LOJTAR FANTASTIK”/ Ander Herrera mbështet yllin brazilian: Për dy vite do ta fitojë…

Delo.autor

E RRALLË/ Ja klauzola e vevantë e COUTINHOS, mediat spanjolle zbulojnë prapaskenën

Isa.Autor

GAFA NË EUROPA LEAGUE/ Gjest i rrallë i ultrasve të Lazios në mbështetje të portierit Strakosha (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment