Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Përfundon pjesa e parë: Tirana konfirmon momentin e mirë, por “Korçarët” barazon në shtesë

Tirana ka udhëtuar drejt Korçës këtë të premte për të luajtur ndeshjen e radhës të kampionatit kundër Skënderbeut. Takim plot emocione, duke pasur parasysh lojën e zhvilluar dhe një stadium i mbushur me tifozët. Vendasit e Skënderbeut synojnë tre pikë në shtëpi në këtë takim, ndërsa Tirana konfirmimin e momentit të mirë që po kalon.

Ishte Cobbinah që kaloi bardheblutë në epërsi në minutën e 26` të takimit. Një top i ardhur nga krahët u fut në zonën e korçarëve, aty ku pranë pikës së penalltisë Edon Hasani nuk kontrollon si duhet dhe topi shkon te Cobbinah.

Ky i fundit me portën e boshatisur gjuan duke shkundur rrjetën, ndërsa në tribunën ku ishin vendosur tifozët e Tiranës nis festa.

Sa i përket pjesës së parë, në përgjithësi ka pasur pak raste për shënim nga të dyja skuadrat. Tirana ka pasur më tepër kontrollin e topit gjatë 45` të para, ndërsa vendasit janë dukur disi të përgjumur, duke u kapur jo në pak raste në befasi nga sulmuesit miq.

Mirëpo atëherë kur të gjithë mendonin se skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes, Skënderbeu barazon shifrat me anë të Sibo, pasi përfitoi nga rrëmuja në zonë.

Related posts

Bukuroshja e portierit të Portos që po i çmend të gjithë (FOTO)

Q.Autor

NË 24 VITE KARRIERË ASNJË GOL DHE ASNJË ASIST/ Historia e “çmendur” e një ylli brazilian që “mahniti” botën

Delo.autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Milan mposht në frymën e fundit Lazion dhe udhëheq kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment