Futboll Sport

A akuzuan për kërcënime, Kamza ka një reagim të detyruar…

Kamza nuk shkoi dot më larg se barazimi pa gola ndaj Luftëtarit, në ndeshjen e javës së 32-të të Superiores. Stevan Racic humbi një penallti, duke i lënë të tijtë ende në zonën e rrezikshme për mbijetesë. Nga kampi gjirokastrit pati akuza për kërcënime, që të toleronin, por kjo gjë është hedhur poshtë nga klubi organizator i ndeshjes. Përmes një deklarate për shtyp, Kamza bën me dije:

Nisur nga ankesat e paqarta të disa personave, apo tifozëve të skuadrës së Luftëtarit, jemi të detyruar të sqarojmë si më poshtë: “Ngjarja e parë: ky gjyqtari nga Gjirokastra pati një keqkuptim, ka qenë z.Naim Qarri (mik i gjyqtarit Laze), që ka ndërhyrë për të shuar gjakrat në disa sekonda. Ngjarja është mbyllur dhe s’ka patur më asnjë problem. Këtë e fakton edhe prania e forcave të shumta policore, që nuk patën nevojë të ndërhynin, duke parë situatën e sfumuar në moment.

Trillimi mediatik mund të ketë ardhur si pasojë e gjendjes emocionale të ngarkuar, ku mbase dikush është frikësuar vetëm nga një debat i momentit. Personi në fjalë (gjyqtari nga Gjirokastra) ka qëndruar nga fillimi dhe deri në fund të ndeshjes, pa iu prekur qerpiku, dhe presidenti ynë e ka shoqëruar deri jashtë stadiumit, në fund të ndeshjes. Ndërkohë, dëgjuam edhe ankesën e Gentian Norës. Nuk e njohim këtë person. Madje, kur dëgjuam Nora në media, menduam se bëhej fjalë për Arlind Norën, ish-futbollistin e njohur.

Dëgjuam se i është bërë presion Norës së vogël, apo djalit të Tavos. Në fakt duhet të jenë të qetë se ne me fëmijët nuk merremi, por as me të rriturit, dhe këtë e konfirmon fakti se presidenti Tavo ka qenë aty nga fillimi e deri në fundin e ndeshjes. Dhe, nëse do të kishte presion, sigurisht do të bëhej ndaj tij, që është i pari i ekipit, jo ndaj personave që rrinë në klub si miq apo të afërm të tij. Por, mbase këto skenarë mediatikë janë thurur nga vetë Tavo, që kërkon të mos dalë vetë në skenë dhe t’i mbledhë “gështenjat” me duart e të tjerëve”.

Related posts

Formacionet Zyrtare, Bournemouth-Arsenal

Q.Autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ Shoqata cakton delegatët. Mësoni cilët do të jenë…

Delo.autor

ERDHI TEK MILAN SI HERO, U LARGUA SI DËSHTAK/ Fiorentina prezanton sulmuesin “BOOM BOOM” Piatek (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment