Boks Sport

Tyson Fury: Bellew nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj meje

Boksieri Tony Bellew deklaroi se mund të tërhiqet nga sporti pas fitores që arriti ditën e shtunë ndaj david haye dhe se vetëm një duel i madh mund ta rikthente në ring. Dhe një duel i tillë është ai ndaj Tyson Fury, një tjetër derbi mes dy boksierësh britanikë. Bellew u shpreh i sigurt se do ta mundte shumë kollaj Fury, por nuk është i këtij mendimi ish-kampioni i botës, që konfirmoi të kundërtën.

“Nuk mendoj se mund të më mundë, kur t’i ketë të dyja duart të lidhura pas trupit tim. Ai do të tërhiqet nga dueli me mua pasi të ketë provuar 5 apo 6 grushtet e para nga unë. Ai është një plak dhe e vetmja gjë e mirë për atë është të jetë një rival provizor për mua. Unë mund ta mposht Tony Bellew që në raundin e parë dhe më pas do të të jap punë, duke pastruar këpucët e mia”, tha Fury

Bellew, 30 fitore, 2 humbje dhe një 1 barazim në karrierën e tij, mposhti dy herë me “KO” brenda një viti David Haye, ndërsa Tyson Fury është ende i pamposhtur në karrierën e tij (25 fitore). Fury, pas dy vitesh e gjysmë pushim, do të rikthehet në ring më datën 9 qershor, në Manchester, por ende nuk e ka konfirmuar se cili do të jetë rivali i tij.

Related posts

“TAPIRI I ARTË I VITIT”/ Mancini e merr me sportivitet çmimin satirik: Nëse shkojmë në Katar do të më jepni…

Delo.autor

Mesazhi prekës i të birit të Vokrrit: Të gjithë të njohin si legjendë, por unë si baba

Sadik.Autor

PARALAJMËRON ARSENALIN/ Arteta: Kujdes, PSV ka eleminuar Juventusin

F.autor

Leave a Comment