Futboll Seria A Sport

A duhet të aktivizohet De Vrij? Simone Inzaghi merr vendimin

Në prag të transfertës së vështirë ndaj Crotones, trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur për çështjen më shumë të debatuar të ditëve të fundit, atë të aktivizimit të Stefan De Vrij. Holandezi sapo ka firmosur kontratën me rivalin e Lazios për Champions, Interin për 5 sezonet e ardhshme dhe shumë tifozë kanë kërkuar që ai të mos aktivizohet.

Gjithsesi tekniku bardhekaltër u shpreh i bindur që Holandezi jo vetëm do të luajë ndaj Crotones, por edhe që do të nderojë fanellën dhe skuadrën e Lazios.

“Ndoshta është gabuar me kohën e publikimit të kontratës së re, por unë e njoh se çfarë djali dhe profesionisti është De Vrij. Jam i sigurt që do të nderojë fanellën për respekt të klubit, tifozërisë dhe shokëve të skuadrës, me të cilët ka kaluar 3 sezone të mrekullueshme”, deklaroi Inzaghi.

Related posts

Kolektivi, centimetrat dhe 5 diferencat mes Juventus dhe Napoli

Sadik.Autor

NEYMAR DREJT RIKTHIMIT NË “CAMP NOU”/ Rivaldo bekon këtë shkëmbim te Barcelona, kundër blerjes së “Demit”Lautaro

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona në negociata me Interin për të transferuar këtë sulmues

Isa.Autor

Leave a Comment