Futboll Seria A Sport

Alarmohet Inter/ Icardi paralajmëron largimin pas disfatës me Sasuolon

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, e ka lënë të hapur derën e largimit nga skuadra zikaltër pas humbjes shokuese nga Sassuolo në Giuseppe Meazza. Icardi pati një paraqitje katastrofike ndaj Sassuolos duke dështuar të gjejë golin në disa mundësi të pastra shënimi.

Vet sulmuesi argjentinas tash e ka lënë të hapur derën e largimit nga skuadra e Interit, duke thënë se atë mund ta mbajë në ekip vetëm nëse atij i thuhet se është i nevojshëm.

“Unë e përsëris çdo vit, do të flas me klubin. Nëse është mirë për ekipin që unë të qëndroj, atëherë do të qëndroj”.“Unë gjithmonë e bëj atë që është më të mirën për klubin dhe ekipin. Kur sezoni të përfundojë, ne do të flasim me klubin dhe do të shohim çka është më e mira për klubin”.

“Është zhgënjyese, sepse ne kemi dashur të fitojmë, por Sassuolo pati paraqitje të mrië dhe Andrea Consigli (portieri) pati paraqitjen më të mirë në karrierë”. “Ne kemi filluar sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, kemi pasur rënie dhe gjëja e vetme që mund të them është se jam krenar për atë që kemi bërë”.

“Synimi ishte Liga e Kampionëve dhe mos pjesëmarrja në këtë garë do të thotë se ja kemi huqur cakun që kemi vënë në fillim të kampionatit. Ne gjithmonë fillojmë me atë synim, por kurrë nuk ja kemi dalë”. “Shpresoj se Crotone do të na japë një mundësi që të luftojmë me Lazion javën e ardhshme”, u shpreh Icardi.

Related posts

“EURO 2020″/ Zhbllokohet sfida. Sulmuesi Pohjanpalo NDËSHKON me kokë Danimarkën (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Gjermania nuk gjen paqe, pas Ozilit një tjetër lojtar braktis Kombëtaren

Isa.Autor

Ish-presidenti Moratti : Te Interi janë të detyruar për…

Sadik.Autor

Leave a Comment