Europa League Futboll

Jorge Jesus: Griezmann është më i vështirë për t’u mbrojtur se Messi

Ylli i Atletico Madrid Antoine Griezmann është më i vështirë për t’u mbrojtur se Lionel Messi sipas trajnerit të Sporting CP Jorge Jesus.

Sportin do të vizitojë Wanda Metropolitano në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League të enjten.

Skuadra e Jesus u rendit në vend të tretë Grupit D të Champions League, megjithëse taktika e tij për të markuar një për një Messi-n ishte e suksesshme në dy ndeshjet ndaj Barcelona-s.

Gjithsesi, trajneri i Sporting nuk mendon se kjo është e njëjta mënyrë për të markuar Griezmann, i cili ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje.

“Nuk mendoj se do të përdor të njëjtën metodë pasi Messi është shumë ndryshe. Ai nuk e ndryshon aq shumë sa Griezmann pozicionin,” shprehet Jesus për Marca.

“Ai është një lojtar ndaj të cilit mund të përdoret një markim zonal. Me Griezmann do të gjejmë një lojtar që lëviz në të gjithë fushën. Do ta kemi shumë kujdes, ai mund të bëjë diferencën.

“Për mendimin tim Atletico është favoriti për të fituar trofeun. Por jemi një ekip me shumë kualitete. Ne mund të fitojmë dhe të kalojmë në gjysmëfinale.”

Related posts

CHAMPIONS/ Lewandowski del huq, Gnabry ndëshkon Lyon (VIDEO)

Delo.autor

LËVIZJE E PAPRITUR/ Mesfushori Hyseni mbyll aventurën me Bylisin për tu rikthyer tek klubi…

Delo.autor

Sancho shkruan historinë në Bundesliga, bëhet lojtari më i ri që …

Delo.autor

Leave a Comment