Futboll Premier League Sport

Alex Ferguson në gjendje të rëndë shëndetësore i nënshtrohet operacionit

Mediat britanike raportojnë se ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni sonte.

The Times raporton se miqtë e Fergusonit kanë treguar se ai është ankuar për gjendje jo të mirë shëndetësore që nga e enjtja, ndërsa dje u shtrua në spital.

Ai u mor nga shtëpia e tij në Cheshire rreth orës 9 të mëngjesit me nja ambulancë dhe u dërgua në spitalin e rrethinës Maccelesfield.

Nuk dihet gjendja e saktë e ish-trajneri të Unitedit.

I biri i tij, Darren, nuk ka qenë prezent dje për ta parë skuadrën e tij Doncester duke luajtur kundër Wiganit në një ndeshje të Ligë 1. Në një komunikatë për media, klubi i Doncaster ka thënë: “Darren Ferguson nuk do të jetë në ndeshjen e së shtunës për arsyeje familjare. Darren ka kërkuar privatësi”.

Related posts

Futbollisti i Manchester United transferohet te Galatasaray

Q.Autor

E BUJSHME/ Rinovimi i Kessie e bllokuar, tre skuadra të mëdha interesohen për mesfushorin e Milan-it

Delo.autor

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Q.Autor

Leave a Comment