Futboll Shqipëri Sport

REFUZOI 10 KLUBE NË MERKATON E JANARIT/ Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa: E di sa vlej…

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Valmir Sulejmani, u transferua në merkaton janarit nga skuadra e Hanoverit te Ingloshtad, teksa debutoi me gol te skuadra e re. 26-vjeçari në një intervistë të dhënë për “Telegrafin” ka folur për këtë eksperiencë të re, teksa zbuloi se në merkaton e janarit refuzoi 10 klube.

“Ka qenë një nisje e mbarë për mua. Morëm tri pikë të mëdha dhe t’ia filloj aventurës së re me gol ishte diçka shumë e bukur. E kam ditur se nuk do t’ia filloj ndeshjes si titullar, pasi kisha vetëm katër ditë që stërvitesha me klubin, por trajneri më tha se do të ketë minuta varësisht se si shkon ndeshja. Fatmirësisht bëmë një ndeshje të madhe dhe pati hapësira edhe për mua ku shënova gol. Ishte një nisje shumë e mirë dhe shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë.

Te Hanoveri nuk kam pasur hapësirat e duhura edhe pse kam merituar të luaj më shumë. Ata nuk kanë pasur ndonjë arsyeje pse nuk më aktivizonin.

Besimi që ma ka dhënë Ingloshtadi do të mundohem t’ia shpërblej me gola e asistime. Unë e di se sa vlej dhe do të jap maksimumin për klubin që po më beson aq shumë”, u shpreh fillimisht Sulejmani.

Gjatë merkatos së janarit për sulmuesin me prejardhje nga Cërrnica e Gjilanit oferta kishin bërë tetë skuadra gjermane nga Bundesliga 2 dhe 3 si dhe dy të tjera, Riga ku aktivizohet edhe Besar Halimi dhe klubi elitar grek PAS Janina.

Aue dhe Karsluher e kërkuan në Bundesliga 2 gjilanasit, derisa në Ligën 3 ai u kërkua nga Viktoria Koln, Viktoria Berlin, Magdeburg, Osnabruck, Manheim dhe 1860 Munich.

“Kam pasur shumë oferta si nga Bundesliga 2 dhe 3 ashtu edhe në Letoni e Greqi. Kjo është mirë për mua pasi klubet që kanë dashur të më marrin i njohin mirë cilësitë e mija edhe pse nuk kam luajtur shumë kohëve të fundit. Megjithatë unë tani jam te Ingloshtadt dhe jam i lumtur për këtë gjë pasi besimin e trajnerit dhe klubit do të mundohem ta shpërblej”, përfundoi sulmuesi.

Related posts

Simeone dhe Lopetegui në krah të RONALDOS: U përjashtua pa bërë asgjë, duhet patjetër…

Isa.Autor

BARCELONA-BAYERN/ Hoeness kritikon “Katalanasit” para super sfidës: Nuk është më model, ka falimentuar

Delo.autor

KUKËSI MERR LAJMIN E KEQ/ Kapiteni i “Verilindorëve” humbet sfidën ndaj Teutës, ja sa rrezikon të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment