Futboll Premier League Sport

Allegri dhe Arteta, dy kandidatët kryesorë për drejtuar ekipin anglez…

Massimiliano Allegri dhe Mikel Arteta janë dy kandidatët kryesorë për të pasuar Arsene Wenger në stolin e Arsenalit. Duket se do të jetë një zgjedhje e matur mirë nga “topçinjtë”, sepse duhet të emërojnë trajner të ri pas mbretërimit 22-vjeçar të Wenger në “Emirates”, të cilit i vjen fundi më 13 maj, pas ndeshjes së fundit të Premier League.

Trajneri i Juventusit, Allegri, mbetet kryesuesi i listës për trajner të Arsenalit, teksa bisedimet e planifikuara pritet të nisin javët e ardhshme. “Goal.com” kupton se Allegri ishte në Londër, pak para dy javësh, dhe mbetet i etur për të kërkuar një sfidë të re jashtë vendit.

Trajneri italian, i cili më parë ka zbuluar dëshirën e tij për të drejtuar në Angli, po shkon drejt titullit të katërt kampion i Seria A, si trajner i Juventusit, ndërsa ka, gjithashtu, mundësinë për të fituar një trofe të katërt, atë të Kupës së Italisë, kur “Zonja e Vjetër” do të përballet me Milanin në finale, të mërkurën.

Ndërsa Allegri mbetet zgjedhja e preferuar e shumicës së bordit drejtues të Arsenalit, ish-kapiteni i “topçinjve”, Mikel Arteta, është gjithashtu shumë i favorizuar nga shefi ekzekutiv, Ivan Gazidis. Arteta ka qenë ndihmëstrajner i Pep Guardiolës te Manchester City, që kur u pensionua si futbollist tek Arsenali, në vitin 2016, dhe është duke u konsideruar si një kandidat serioz për të zëvendësuar Wenger.

“Unë nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, sepse mendimi im për Mikel është i madh, – tha Guardiola, kur u pyet kohët e fundit nga gazetarët. – Ai meriton më të mirën. Ne jemi kaq të rehatshëm, që punojmë me të. Mikel është një nga arsyet për suksesin tonë, këtë sezon. Ka shumë emra për trajnerin e ardhshëm të Arsenalit. Unë nuk i di cilat janë planet e tyre, por e njoh Mikelin shumë mirë dhe ai meriton gjithçka që dëshiron”.

Një tjetër emër në listën e ngushtë është ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili njihet nga kreu i ri i Arsenalit për marrëdhëniet e futbollit, Raul Sanllehi, që nga koha e tyre te gjigandët katalanas.

Related posts

Garë dyshe për Gamieron, ja kush e kërkon sulmuesin francez të Atleticos

Isa.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Real Madrid futet në garë me “Djajtë e Kuq”, ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmund…

Delo.autor

“Shokon” francezi: Deschamps duhet shkarkuar, Mbappe dhe Griezman të lën kombëtaren…

Isa.Autor

Leave a Comment