Futboll Sport

Amir Bilali tregon si bllokohet Guri dhe kërcënon Kukësin

Pas suksesit me Partizanin në “Selman Stërmasi”, mbijetesa është më afër për Teutën, megjithatë nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi diferenca me Vllazninë është vetëm prej përballjeve direkte, ndërsa Kamza ka dy pikë më tepër. Kundërshtari i radhës është Kukësi, që vjen pas një sërë rezultatesh pozitive, por ky fakt nuk i shqetëson bregdetarët që duan të marrin fitoren e dytë radhazi. Mbrojtësi Amir Bilali, duke pranuar forcën e kundërshtarit thotë, se Teuta është përgatitur për të marrë vetëm fitoren, ndërsa theksoi se do të qëndrojnë në Kategorinë Superiore.

Suksesi me Partizanin – “Ndaj Partizanit ne u futëm në fushë për të marrë vetëm fitoren dhe ja dolëm. Krijuam shumë raste dhe arritëm të ishim efikas përpara portës. Gjithsesi kemi edhe katër finale të tjera dhe nuk ka vend për eufori. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë për të marrë më të mirën në fushë për të siguruar mbijetesën. Nga unë i pari tek stafi, duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për të arritur objektivin”.

Kukësi – “Kemi dhe katër beteja, ndeshja me Kukësin është një prej tyre. Është një ndeshje tepër e rëndësishme, ne do të japim maksimumin. Luajmë përballë tifozëve tanë dhe nuk mendojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Edhe në analizën që kemi bërë, të gjithë treguam gatishmëri për të dhënë gjithçka në katër finalet e mbetura. Në këtë mënyrë sigurojmë mbijetesën”.

Bllokimi i Sindrit Gurit – “Çdo ndeshje është e vështirë, Kukësi ka një ekip shumë të fortë dhe një lojtar në super formë si Guri, por ne dimë si ta ndalim. Ky do të jetë një motivim edhe më i madh për ne. Kemi një objektiv të madh për të arritur dhe besoj se do t’ia dalim, pasi kam shumë besim te ekipi”.

Përballja mes Vllaznisë dhe Kamzës – “Personalisht nuk mendoj aspak për këtë ndeshjen. Fokusi im është te Teuta dhe ndeshja jonë. Në radhë të parë ne duhet të japim maksimumin për të arritur fitoren. Pak rëndësi ka se çfarë bën kundërshtari, ndonëse e pranoj se një barazim ose humbje e Kamzës do të ishte më mirë për ne”.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani mposht me përmbysje Sfintulin dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ E dëshiron klubi skocez, Tirana kërkon shumën e majme për mbrojtësin…

Delo.autor

PRAPASKENA E SHERRIT TEK BARCELONA/ “El Pais”: Messi dhe Ter Stegen u konfliktuan me njëri-tjetrin

Delo.autor

Leave a Comment