Futboll Premier League Sport

Conte i bindur: Bakayoko do të qëndroj te Chelsea

Sezoni i parë i mesfushorit në Stamford Bridge ishte tepër i keq, por Conte beson në aftësitë e lojtarit.

Antonio Conte është i bindur që Tiemoue Bakayoko ka të ardhme në Chelsea pavarësisht sezonit të parë tepër të dobët në Premier League.

Mesfushori francez erdhi nga Monaco në verë për shifra rekorde te Chelsea prej 40 milionë dollarë.

“Gjithmonë them se po flasim për një ojtarë të ri”, tha të martën Conte para gazetarëve. “Ky është sezoni i tij i parë në këtë vend. E ju e dini, ka prurje që nuk mund të adaptohen lehtë në këtë ligë që nuk është e thjesht. Nuk është aq e thjesht që të tregoni ndonjëherë vlerat e juaja si të vini këtu”.

“Ai ka karakteristikat që i përshtaten Chelseat. I besojë ati. Ai bëri një ndeshje të mirë kundër Liverpool. E njoh atë dhe jam i sigurt se ende ka shumë hapësira për përmirësim, por përsëris, si një lojtar i ri ai ka pasur sezone të mrekullueshme. Merreni atë me Monacon vitin e kaluar”.

Related posts

VIDEO/ Berisha përfundon në stol, zëvendësuesi i tij pëson gol qesharak

Q.Autor

Merkato fillon numërimin mbrapsht, momente vendimtare për Mbappe dhe Neymar

Isa.Autor

PLAS TEK JUVENTUSI/ DYBALA ka kërkuar LARGIMIN, dëshiron të luaj me fanellën e…

Isa.Autor

Leave a Comment