Futboll Sport

Ancelotti gjen skuadrën e re, bën “lëmsh” merkaton e trajnerëve

Pavarësisht nga Kupën e Botës që po afrohet, tashmë ka mjaft vëmendje edhe te merkato, ku disa trajnerë pritet të ndryshojnë ambientë. Sytë në veçanti janë në Chelsea me Sarrin që shihet si një zëvendësues i mundshëm që mund të shohë italianin Carlo Ancelotti të shkojë në Napoli. Edhe Tuchel është shpallur si trajner i ri i Paris Saint-Germain, por gjithkund ka ende shumë për të vendosur.

Duket e sigurt se Antonio Conte do të largohet nga Chelsea edhe pse ai ka fituar FA Cup. Gjithashtu opsionet për londinezët kanë qenë Luis Enrique, i cili tani është hedhur poshtë nga drejtuesit e Chelsea. Sarri, Allegri dhe Mauricio Pochettino, i cili është i popullarizuar për atë që ka bërë, por fakti që ai është me rivalët e Londrës, Tottenham, do të thotë se nuk ka gjasa që të nënshkruajë me Chelsea.

Sarri është në “pole position” për të firmosur me Chelsea, pas fërkimeve që ai ka patur kohët e fundit me presidentin Di Laurentiis dhe tashmë Ancelotti është duke u rreshtuar për ta zëvendësuar atë me takimin e tij që mund të konfirmohet këtë javë. Sarri ka folur me Chelsea-n dhe lojtarët janë të vetëdijshëm se ai është njeriu i duhur për të zëvendësuar Conte, që pritet të kthehet në Itali.

Carlo Ancelotti do të jetë pasditen e sotme në Itali për ndeshjen e lamtumirës së Andrea Pirlo, por raportet në Spanjë nga “Marca” sugjerojnë se ai gjithashtu mund të mbyllë një marrëveshje me Napolin. Trajneri po fluturon nga Londra në Milano, pasi ai do të jetë i pranishëm kur Pirlo, një futbollist kryesor në ekipin e tij të Milanit, t’i jap lamtumirën futbollit të luajtur. Pirlo largohet, pasi ka fituar gjithçka në karrierën e tij si me kombëtaren ashtu edhe me klubet.

Related posts

75 milionë euro për mesfushorin e Bayern, gjermanët çojnë dëm merkaton e 2017-tës

Sadik.Autor

PROBLEME PËR MBROJTËSIN E MILAN-IT/ Arratiset qeni i Hernandez dhe i shkakton telashe në rrugë

Delo.autor

E ARDHMJA E KAPITENIT TË MILANIT/ Romagnoli refuzoi dy superklube për “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment