Futboll Sport

ËSHTË KANDIDATI KRYESOR PËR MAN.UNITED/ Allegri thotë fjalën e tij: Kam kontratë me…

Massimiliano Allegri deklaroi të premten se është i lumtur te Juventus, si kundërpërgjigje ndaj aludimeve që e lidhin atë me marrjen e drejtimit të Manchester United, pas shkarkimit të portugezit, Jose Mourinho. Italiani është nën kontratë me kampionët në fuqi dhe kryesuesit e Seria A deri në vitin 2020 dhe deklaroi për gazetarin e “Goal.com”, se dëshiron të qëndrojë në futbollin Italian.

“Unë kam një kontratë me Juventus dhe jam i lumtur këtu. Bashkë me tifozët po bëjmë një punë fantastike. Deri në fund të sezonit ka akoma edhe shumë ndeshje për të fituar, ka ende kohë deri në qershor. Futbolli Italian është tërheqës, nuk jam lodhur ende me atë. Dua të qëndroj për të përmirësuar futbollin Italian. Jashtë kësaj bote ka shumë gjëra që duhen përmirësuan, duhet të përfshijmë fëmijët, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për këtë sport”, deklaroi Allegri.

Related posts

KËRCËNON TRAJNERIN E MANCHESTER UNITED/ Agjenti Raiola: Ndoshta jam treguar i sjellshëm me të

Delo.autor

“NDËRTUAM NJË STADIUM TË BUKUR PËR 3 VJET”/ Flet arkitekti i “Air Albania”: Mënyra më e mirë në Shqipëri, është…

Delo.autor

NGA TRAJNERI TEK KAPITENI/ Sa shumë mëngjarashë, zbuloni ekipin “sallaks” të Kategorisë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment