Futboll Seria A Sport

Ancelotti ka besim te Sanchez/ Gati oferta për transferimin e futbollistit luzitan

Renato Sanchez nuk ka kaluar një vit pozitiv te Swansea në elitën e futbollit anglez. Mesfushori i talentuar portugez humbi hapësirat te Bayernit dhe gjiganti gjerman vendosi ta huazojë në Swansea.

Por portugezi nuk arriti të tregojë asgjë në futbollin anglez duke luajtur në vetëm 12 takime. Një mundësi tjetër ka ardhur për Sanchezin që të vazhdoj të luaj në nivele të larta. Mediat italiane kanë raportuar se Carlo Ancelotti po kërkon t’ia shpëtojë karrierën lojtarit i cili është në rënie të lirë.

Ish-trajneri i Bayernit po kërkon transferimin e portugezit në Serie A për t’ia dhënë një fanellë titullari. Napoli është gati të shpenzojë 20 milionë euro për të bindur Bayernin të heqë dorë nga 20 vjeçari.Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Monaco në Ligue 1 si dhe Benfica në Portugali.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Pedro ndëshkon “Topçinjtë”, ja goli fantastik (VIDEO)

Delo.autor

SPECIALE/ Tendeca e futbollit Europian dhe “FRIKA” nga dominimi Spanjoll

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Goditje e rëndë për kapitenin Ramos, spanjolli humb mbi 19 milionë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment