Futboll Seria A Sport

Andrea Pirlo: Ja cili është ekipi im ideal…

Andrea Pirlo, ish-mesufushori i Milan, Inter dhe Juventus ka folur në një intervistë për “Vanity Fair”. “Tërheqja nuk futbolli? Nuk dua që të vinte në një moment kur njerëzit që të shohin nga tribuna të thonin: Pirlo është i vjetër, ka mbaruar, nuk i mbajnë më këmbët. Nuk do ta kisha duruar diçka të tillë. Nuk kam pasur asnjëherë plan “B”. Kam nisur të luaj futboll me vëllanë tim, sapo nisa të ec. Kam menduar gjithmonë se futbolli është fati im.”

Më pas, Pirlo përpilon atë që mendon se është skuadra ideale nëse do të luante një ndeshje “kalceto”: “Në skuadrën time ideale do të merrja Buffon në portë, Nesta në mbrojtje, Gattuso në mesfushë dhe në sulm “fenomenin” Ronaldo. Cili duhet të ishte trajneri ynë? Kam pasur disa trajnerë të jashtëzakonshëm, nga Mazzone që më ndryshoi rolin duke më spotuar nga fantazist në organizator para mbrojtjes deri te Ancelotti, që ka qenë si një vëlla i madh për mua, por mund të them se Conte i kalon të gjithë. Pata fat që punova me të kur u largova nga Milan në vitin 2011, më mësoi shumë gjëra.”

Related posts

PARTIZANI DREJT KOMPLETIMIT/ 2 futbollistë të rëndësishëm bashkohen me grupin, ja emrat

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Lewandowski injoron rekordin e CR7, tregon si mundet Barcelona

Delo.autor

Asensio kërcënon të largohet nga Real, nëse blihet Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment