Futboll La Liga Sport

Zbuloni 5 lojtarët që mund të zëvendësojnë RONALDON tek Real Madridit

Cristiano Ronaldo besohet se ka nënshkruar tashmë me Juventus-in. Sipas Luciano Moggi, ish-drejtuesi i bardhezinjve, ylli portugez ka zhvilluar vizitat mjekësore me kampionët e Italisë.

“Mendoj se ai ka nënshkruar dhe ka kaluar vizitat mjekësore me Juventus-in në Mynih”, ka thënë Moggi. “Kjo është ajo që mendoj pasi kam folur me njerëz të rëndësishëm”.

33-vjeçari ka realizuar 44 gola në 44 ndeshje të luajtura me Real Madrid sezonin e kaluar dhe mbetet, bashkë me rivalin e tij Leo Messi, një nga yjet më të shndritshëm të futbollit.

Por duket se aventura e tij 9-vjeçare në “Bernabeu” është drejt fundit. Ai ka shënuar 450 gola në 438 ndeshje të luajtura me gjigantët spanjoll që nga koha e transferimit të tij atje nga Manchester United për 90 milionë euro në 2009-ën.

Por kush do ta marrë vendin e tij? Më poshtë janë renditur pesë emrat që Real mund të vërë në shënjestër nëse CR7 largohet.

1 – Eden Hazard
Ylli i Belgjikës po zhvillon një Botëror shumë të mirë dhe duke parë se Chelsea do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm, ai mund të vendosë t’i japë fund karrierës së tij në “Stamford Bridge”.

2 – Antoine Griezmann
Ronaldo ka luajtur si qendërsulmues novitet e fundit, për këtë arsye francezi do të ishte një zëvendësues perfekt. Nëse Real telefonon, ai mund të detyrohet të rishikojë të ardhmen e tij tek Atletico.

3 – Nëse Real po kërkon një lojtar që mund të barazojë famën e Ronaldo-s, Neymar është zgjedhja më e mirë. PSG duhet të përballet me Fair Play-in Financiar, kështu që…

4 – Leroy Sane
Nuk është zgjedhja më e natyrshme, por 22-vjeçari ka qenë një nga më të mirë për kampionët e Anglisë sezonin e kaluar dhe një ofertë nga kampionët e Europës në fuqi do të ishte e parezistueshme.

5 – Kylian Mbappe
Siç u tha në rastin e Neymar, kampionët e Francës duhet të gjejnë fonde për të shmangur sanksione të mundshme nga UEFA, Mbappe, lojtari më i mirë Under 21 në botë, mund të dalë në shitje…

Related posts

‘El Clasico’/ Në fushë futbollistë nga katër kontinente dhe 14 shtete

Q.Autor

Shkaktoi autogolin në minutën e 95-të, futbollisti i Marokut: Jam një idiot…

Sadik.Autor

Hysaj/ Largimi i Sarri-t një lajmi keq për mua

Sadik.Autor

Leave a Comment