Futboll Sport

Andres Iniesta prezantohet në Japoni te Vissel Kobe

Andres Iniesta tashmë zyrtarisht me një ekip të ri. “Gjeniu” i futbollit spanjoll i prezantua si blerja më e madhe e skuadrës japoneze Vissel Kobe, skuadër me të cilën do të mbajë veshur fanellën me numër tetë, sikurse te Barcelona, për tre vitet e ardhshme.

“Është një ditë e veçantë për mua. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Duhet t’u shpreh mirënjohjen time drejtuesve që besuan tek unë në këtë projekt. Po pres me padurim të nis punën me skuadrën. Japonia është një vend që dua shumë. Shpresoj që si unë dhe familja ime të përshtatemi sa më shpejt dhe të kuptojmë kulturën japoneze.”

Pyetja e parë që iu bë mesfushorit spanjoll kishte të bënte me njohuritë e tij për futbollin japonez.

“Kam shumë respekt për futbollin dhe lojtarët japonezë. Janë inteligjentë dhe me nivel të lartë teknik.”

Por përse zgjodhi kampionatin japonez dhe jo atë kinez?

“Pa fatin të kisha disa oferta, por projekti që me paraqiti skuadrën Vissel Kobe ishte shumë interesant. Edhe kultura japoneze me duket e mrekullueshme. Duhet të dëfrehem me jetën këtu në Japoni.”

 

Related posts

JO VETËM FUTBOLL/ Njihuni me armën sekrete të yjeve të Premier League

Isa.Autor

VIDEOLAJM/ Broja protagonist edhe si zëvendësues, fiton penallti për skuadrën e tij

F.autor

TENSION NË “LORO BORIÇI”/ Dy gola në dy minuta, tifozët mbulojë fushën me shishe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment