Boks Sport Të tjera

ISHTE PLANIFIKUAR MË 24 KORRIK/ Menaxheri: Dueli Tyson Fury-Deontay Wilder shtyhet për në tetor

Frank Warren, promotori i boksierit britanik Tyson Fury, ka deklaruar sot se triologjia ndaj Deontay Wilder do të zhvillohet tetor. Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej më 24 korrik, por pak ditë më parë, Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), doli pozitiv me Covid-19 dhe ka hyrë në izolim. Pozitivë kanë dalë edhe disa anëtarë të stafit të boksierit britanik.

“Dueli do të zhvillohet në tetor. Për fat të keq, Fury dhe disa të tjerë në stafin e tij dolën pozitivë me koronavirus. Ne nuk mund të bëjmë asgjë, pasi ka rregulla që duhen respektuar. Kjo është koha që po jetojmë, ndaj dueli do të shtyhet. Më vjen keq edhe për Tyson, që ndihet keq për këtë gjë, pasi ka 20 muaj që nuk duelon, një kohë e gjatë”, u shpreh Frank Warren.

Related posts

MOTO GP/ Johann Zarco “pole position” në La Mansh, ndjek Marquez, Rossi i nënti

Sadik.Autor

KALIMI TEK LEVANTE/ Mustafi e nis me telashe te klubi i ri, sherr me La Liga për fanellën e pazakontë

Delo.autor

Bashkim Fino denoncon skandalin: Partia Demokratike po ushtron presion ndaj Gjykatës për të vepruar pro Armando Dukës

Sadik.Autor

Leave a Comment