Futboll Premier League Sport

Anthony Martial dhe Seri, dëshirat e mëdha të Chelseat për merkaton e verës

Klubi anglez, Chelsea, ka etiketuar dyshen Anthony Martial dhe Jean Micheal Seri, si objektivat e mëdha të merkatos verore të transferimeve. Sipas mediumit britanik Daily Mail, Blutë po hartojnë një listë të shkurtër të nënshkrimeve potenciale për t’i paraqitur pasardhësit të Antonio Contes.

Chelsea është gati të provojë vendosmërinë e Manchester Unitedit me një ofertë për sulmuesin francez, Martial. Blutë gjithashtu janë në diskutim mbi transferimin e mesfushorit të gjithanshëm të Nice, Seri, i cili është pëlqehet shumë nga drejtuesit e ekipit londinez.

 

Megjithatë, transferimi i kësaj dyshe do të jetë i vështirë, pasi shumë skuadra si Arsenali dhe Unitedi kanë shprehur interesim për mesfushorin, ndërsa Martial ka edhe më shumë skuadra pas vete. Një nga ankesat më të mëdha të Contes me bordin e Chelseat ka qenë mungesa e tij e kontrollit mbi objektivat e transferimeve të klubit.

Related posts

MOLLA E SHERRIT ËSHTË…/ Reali sulmohet nga njeriu që bleu CR7: Gabimi nuk ishte shitja, por…

Delo.autor

Pas barazimit me Holandën, Bonaventura shokon opinionin futbollistik me deklaratën e tij

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Venezia-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment