Futboll La Liga Sport

MOLLA E SHERRIT ËSHTË…/ Reali sulmohet nga njeriu që bleu CR7: Gabimi nuk ishte shitja, por…

Në vitin 2009, Vicente Boluda ka qenë presidenti i Real Madrid nga mesi i janarit, pas dorëheqjes së Ramon Calderon, deri më 1 qershor, kur presidencën e mori Florentino Perez, i cili vazhdon të jetë në drejtim të “Los Blancos”.

Boluda është sot një nga biznesmenët më të suksesshëm në botë, por asgjë nuk e ka bërë të ndihet më krenar në jetën e tij se mundësia për të qenë në drejtim të Real Madrid. Por ka më shumë, sepse 2009-ta nuk ka qenë një vit si gjithë të tjerët për universin Real… Ka qenë viti i CR7!

Ai e shikon sot Real-in me pak nostalgji dhe nuk i kursen kritikat ndaj presidencës aktuale. Molla e sherrit, natyrisht, është portugezi, i lënë i lirë të largohet më herët se duhet, sipas ish-presidentit, dhe pa asnjë plan alternativ.

Ish-numri një i  madrilenëve ka marrë meritat e blerjes së CR7: “E kemi marrë unë dhe Calderon, kjo duhet thënë. Ia kemi dorëzuar Florentino-s pasi gjithçka ishte nënshkruar dhe paguar. Blerja e tij është përfshirë në bilancin tonë, që do të thotë se është paguar nga ne”.

“Ajo lëvizje ka ndryshuar historinë moderne të Real Madrid, si ajo e Di Stefano-s në vitet ’50. Kanë fituar katër Champions League-at e fundit falë tij. Ka qenë shumë i rëndësishëm”.

Verën e kaluar Perez vendosi ta largonte pa asnjë plan. “Nuk dua të fus gishtin në plagë, por 50 golat e Cristiano-s nuk janë zëvendësuar nga asnjeri dhe ky është një realitet. Shitja e tij më ka befasuar kryesisht sepse nuk kishte një alternativë pas tij… Këto gjëra duhet të programohen për 2 ose 3 vite”.

“Është si të shkarkosh këshillin administrativ të një kompanie. Nuk është një gjë që mund ta bësh brenda natës ose në mëngjes. Cristiano është larguar, të tjerët kanë qëndruar dhe nuk është bërë asgjë”, ka përfunduar Boluda.

Related posts

Menaxheri i yllit të Milan: Ai dhe Hysaj janë më të mirët në qarkullim

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ 10 minutash lojë, Roma-Wolfsberger me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

“GJITHÇKA SHKOI KEQ”/ Tuchel: Bëmë për dhurata. Guardiola vlerëson Premier League, dy trajnerët flasin pas blofeve në javën e 3-të

F.autor

Leave a Comment