Futboll Sport

Argjend Malaj ”thumbon” rivalët, Avdyli kyç portën

“Na erdhi puna kështu, që luajmë këto ndeshjet e fundit me presion. Për neve finale është ndeshja me Laçin, aty mund të mbyllet çdo gjë. Jam mirënjohës për këtë ekip që ka luajtur me fuqitë e veta, jo si të tjerët. Mendoj se e kemi potencialin që ta arrijmë objektivin e mbijetesës. Kamza nuk është një emër i madh sa Vllaznia, por për atë që kemi treguar në fushë kemi bërë me tepër se Vllaznia. Normalisht Shkodra ka shumë emër në Shqipëri, por po luajmë në fushë jo me emër”, u shpreh Malaj.

Më pas e ka marrë fjalën portieri Avdyli, që i vlerëson kurbinasit. “Laçi është një prej skuadrave më të qëndrueshme në vitet e fundit. Ka krijuar vazhdimësi. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por jetike. Duhet të japim më të mirën për të marrë maksimumin”, ka deklaruar fillimisht portieri i Kamzës, të cilit së fundmi i kanë vënë edhe epitetin “Superman”. “Pseudonimi erdhi në bazë të paraqitjeve. Forma erdhi në momentet kur i duhej ekipit më tepër. Nuk kemi mbyllur asgjë, kemi këto dy finale. Atmosfera është pozitive dhe është koha t’i japim dorën e fundit punës një-vjeçare me ekipin”, ka përfunduar Avdyli.

Related posts

E BUJSHME/ Edhe Barcelona në garë për shqiptarin Marash Kumbulla

F.autor

I SURPRIZOI TË GJITHË ME DESTINACIONIN E RI/ Tekniku italian “merr” me vete talentin e madh të Serisë A

Delo.autor

JUVENTUS NË “RENIE TË LIRË”/ -18 pikë në një javë, ja kush e shpëton

Delo.autor

Leave a Comment