Futboll Seria A Sport

14 VITE NGA TURPI I HESHTUR NË “CAMP NOU”/ Kur Milanin e eliminoi arbitri! (VIDEO)

Futbolli ka pasur shumë padrejtësi gjatë historisë. Disa kanë mbetur njollë, të tjera janë harruar, si ndeshja e gjysmëfinales së kthimit mes Barcelonas dhe Milanit në “Camp Nou”, 26 prill 2006!

Në “San Siro”, ndeshja përfundoi 1-0 për ekipin katalanas, por në Spanjë, edhe pse dominoi skuadra spanjolle, Milani arriti të gjente golin në pjesën e dytë, kur Andrij Shevchenko realizoi me kokë…

Në “Camp Nou” pllakosi heshtja, pasi do të ishte goli që do të çonte gjithçka në shtesë. Por, arbitri gjerman Merk vendosi ta anulonte për faull të ukrainasit ndaj mbrojtësit, duke befasuar sulmuesin dhe telekronistët spanjollë…

Në fakt, më shumë se sa faull, ishte aktrim i Puyol që kishte rrëshqitur në momentin që po vraponte mbrapa, edhe pse shumë pak i prekur nga Sheva. Barcelona shkoi në finalen e Parisit dhe triumfoi, ndërsa Milani u eliminua…

Related posts

Mourinho ‘i dashuruar’ pas Fellainit, kërkon ta mbajë tek United

Q.Autor

KUJTON FINALEN E KIEVIT/ Ironia e Roberto Carlos: Salah nuk do t’i afrohet fare Sergio Ramos

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbi 200 ndeshje në pankinë, klubi i Premier League ndan rrugët me trajnerin në fund të sezonit

F.autor

Leave a Comment