Futboll Sport

Armand Duka jep lajmin që të gjithë prisnin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dha një intervistë për “Super Sport”, ku foli për temat më të nxehta të momentit në futbollin shqiptar. Një nga debatet më të mëdha në kohët e fundit është krijimi i Ligës Profesioniste, që edhe pse në parim të gjithë janë dakord, në fund presidentët e klubeve nuk arrijnë marrëveshjen me njëri-tjetrin. Gjithsesi Duka beson, se sezoni i ri do të fillojë me krijimin e kësaj lige. Kombëtarja është grumbulluar në Zivcër dhe presidenti po ndjek nga afër punën e kuqezinjve, teksa shfaqet optimist se Shqipëria do të kualifikohet në Evropian.

“Po përgatitemi për 2 ndeshjet e fundit para Ligës së Kombeve. Nuk është se kemi pasur një stabilitet. Panucci ka bërë ndeshje miqësore, grumbullime, ka parë të gjithë futbollistët. Mendoj se është gati për të dhënë gjithçka në Ligën e Kombeve, më pas në eliminatore. Ne do ta tentojmë Europianin dhe nga dera dhe nga dritarja. Dera është nga kualifikueset, dhe dritarja nga Liga e Kombeve, pasi kjo e fundit është shumë e vështirë. Por, do ta tentojmë seriozisht hyrjen në Europian, i kemi të gjitha mundësitë. Baza është pothuajse po ajo, po ato që kanë luajtur në Europian, por kemi edhe prurje kualitative që do e ndihmojnë skuadrën”, tha Duka.

Abazaj – “Kristali ka kohë që kontribuon mirë tek Luftëtari, por edhe te ekipet zinxhir të Kombëtares. Guri gjithashtu te Kukësi. Është risi që dy futbollistë të edukuar në shkollat shqiptare, të shiten në Europë”.

Liga Profesioniste – “Libohova po e ndjek punën për ndërtimin e Ligës Profesioniste, jemi pothuajse në fund. Klubet kanë rënë dakord për krijimin e kësaj lige, dhe shpresoj që para fillimit të sezonit të ri, të marrë edhe formën juridike”.

Verdiktet e sezonit 2017-2018 – “Sezonin e kaluar të gjithë morën atë që meritonin. Të gjithë do kishin keqardhje për një klub si Vllaznia, që bie nga kategoria pas kaq shumë vitesh, aq më shumë unë. Për sa i përket lojtarëve të huaj, është një balancë e vështirë. Aq sa janë sot në fushë, mendoj se janë mirë”.

Related posts

MARRIN FUND THASHETHEMET/ Kjo VIDEO tregon të VËRTETËN mes RONALDOS dhe modeles, CR7 NUK ka…

Isa.Autor

Cavani po largohet, PSG gjen zëvendësuesin e tij në Premier Ligë

Sadik.Autor

E PËRJASHTOI NGA SKUADRA/ Sulmuesi i shënon ish-ekipit të tij dhe nuk përmbahet ndaj trajnerit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment