Futboll Sport

Armando Vajushit i skadon huazimi, menaxheri i jep mesazh Avellinos

Sulmuesi shkodran, Armando Vajushi, para dëmtimi në këmbën e majtë, ishte një pikë referimi për trajnerin e Avellino-s, Claudio Foscarini në garën për të siguruar mbijetesën në Seire B. Futbollisti shqiptarë ka bërë paraqitje të mira, duke shënuar edhe një gol në ndeshjen kundër Barit. Në fakt, klubi i Avellino-s e ka huazuar Vajushin nga Pro Vercelli dhe duke qenë se sezoni sapo u mbyll është normale që të bëhet një bilanc, duke parë dhe nga e ardhmja.

Duke folur për “SportChannel”, menaxheri i lojtarit, Sokol Haxhia, kla komentuar shkurtimisht eksperiencën e shqiptarit te Avellino, duk u shprehur: “Armando është ndjerë shumë mirë në Irpinia dhe është befasuar nga pritja e ngrohtë që ka gjetur në këtë skuadër. Duke gjetur hapësira në këtë ekip Vajushi ka mundur të rifitojë edhe thirrjen nga Kombëtare shqiptare për dy miqësoret e radhës që luhen këtë javë. Lojtari nuk e vishte fanellën e Shqipërisë prej rreth dy vjetësh. Dëshira për t’tu rikthyer ekziston, por me një projekt shumë serioz. Kam shumë respekt për drejtorin sportiv De Vito, sepse është një njohës shumë i mirë i futbollit”, – tha Haxhia, duke lënë hapur mundësinë e qëndrimit të Vajushit tek Avellino, edhe pse marrëveshje e huazimit ka përfunduar tashmë dhe lojtari praktikisht duhet të kthehet te Pro Vercelli.

Ndërkaq, për fat të keq Vajushi nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin e përfaqësues Christian Panucci për shkak të një dëmtimi. Siç mësohet, futbollisti shkodran është detyruar të braktisë grumbullimin për shkak të problemeve fizike dhe është rikthyer në klubin e tij. Vërtetë fatkeq sulmuesi i talentuar.

Related posts

HAZARD I MAGJISHËM/ Chelsea fiton me vështirësi, rimerr vendin e katërt të renditjes

Delo.autor

TJETËR NDESHJE MIQËSORE NË MARS/ Kombëtarja do të ndeshet me…

Delo.autor

Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment