Futboll Sport

Dëmtoi Salah, 95 mln egjiptianë i kërkojnë 1 mld euro dëmshpërblim Ramos-it

Dëmtimi i Mohamed Salah në dyluftimin me Sergio Ramos në finalen e “Champions League” nuk irritoi vetëm tifozët e Liverpool-it, por edhe një komb 95 milionësh siç është Egjipti.

 

Ndaj mbrojtësit spanjoll të Realit pas atij momenti në fushë kanë vërshëuar kritika pafund por edhe kërcënime. Së fundmi raportohet se kjo çështje nuk do të mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve, pasi një avokat në Kajro do të ngrejë një padi ndaj Sergio Ramos ku si dëmshpërblim do të kërkojë 1 miliardë euro.

 

“Ramos dëmtoi me dashje Mo Salah dhe duhet të ndëshkohet për veprimet e tij. Do të kërkoj kompensim, që mund të tejkalojë 1 miliardë eurot për dëmtimin fizik dhe psikologjik që Sergio Ramos i shkaktoi Mo Salah dhe popullit egjiptian”, deklaroi Bassem Wahba në një televizion vendas.

Ndërkohë, peticioni i nisur online për të ndëshkuar Sergio Ramos ka arritur mbi 300 mijë firma të grumbulluara në pak orë dhe numri vazhdon të rritet me ritme të shpejta.

Në internet janë të shumtë ata që flasin për një dëmtim me dashje nga ana e Sergio Ramos, por vetë lojtari spanjoll e ka mohuar këtë.

“Ne ishim në dyluftim për topin. Ramë bashkë dhe duart i kishim të mbërthyera”, deklaroi ai duke i uruar shërim të shpejt Mo Salah.

Vetë lojtari egjiptian qetësoi disi përmes Twitter-it ndjekësit dhe tifozët e vendit të tij. Ai konfirmoi një lajm të shpërndarë më herët nga Federata Egjiptiane e Futbollit dhe pritet që të jetë i nën urdhrat e trajnerit Hector Cooper, që drejton “Faraonët” në fushatën e tyre Rusi 2018.

Related posts

GODITJE E RËNDË PËR BAYERNIN E MYNIHUT/ Titullari i rëndësishëm jashtë fushave për një kohë të gjatë

F.autor

TJETËR NDESHJE MIQËSORE NË MARS/ Kombëtarja do të ndeshet me…

Delo.autor

Morinho nis planin për United përgatit, 230 mln euro për yjet e Juves, Real dhe PSG

Sadik.Autor

Leave a Comment