Futboll Premier League Sport

Arsenali shfaq interes për Lorenzo Pellegrini e Romës dhe Dennis Praet e Sampdorias

Arsenali është në kërkim të dy lojtarëve të ekipeve të Seria A në Itali

Sipas mediave italiane, Arsenali është në kërkim të dy mesfushorëvë, njëri i Romës që është Lorenzo Pellegrini dhe tjetri i Sampdorias, Dennis Praet.

Të dy janë edhe synime të Juventusit.

Pellegrini pritet që të mbush 22 vite muajin e ardhshëm dhe vjen nga akademia e tyre e të rinjëve. Më parë ka qenë i huazuar për dy sezone në Sassuolo.

Këtë sezon Pellegrini ka kontribuar më tre gola dhe pestë asiste në 37 ndeshje, derisa me Giallorossi kishte arritur në vendin e tretë në Serie A dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas Gianluca Di Marzio, që raporton edhe për Sky Sport Italia, Arsenali dhe trajneri i tyre i ri, Unai Emery kanë shprehur interesim që ta kenë në radhët e veta Pellegrinin për sezonin e ardhshëm.

Ai ka një klauzolë lirimi me vlerë prej 30 milionë euro, por Topxhinjtë mund ta negocojnë atë.

Një tjetër alternativë nëse dështon Pellegrini është po ashtu në Serie A dhe ky është talenti belg i Sampdoria, Praet të cilin përpos Arsenalit është duke e kërkuar edhe Juventusi.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ “Ylli” i Man City sikurse nuk e keni parë asnjëherë (VIDEO)

Isa.Autor

SHOKU I EKIPIT KOMBËTAR/ Mesfushori Arthur: Po lutem që Neymar të kthehet te Barcelona, sepse është…

Delo.autor

ANALIZË/ Bayern, boshllëk në mbrojtje. Skuadra e Flick thyhet lehtësisht në prapavijë

Delo.autor

Leave a Comment