Sport Të tjera

Legjenda Georges St. Pierre: Do të kthehesha në kafaz për Khabib Nurmagomedov

Georges St-Pierre, i cili ka mbajtur tituj kampion si në peshën welter ashtu edhe në peshën e mesme, konsideron t’i shtojë një tjetër trofe koleksionit të tij duke konkurruar në peshën e lehtë, megjithëse mund të jetë për vetëm një herë si ndaj Michale Bisping në UFC 217.

Të zgjedhësh peshën  lehtë është e lehtë. Por pjesa e vështirë është të gjesh një kundërshtar të denjë dhe deri tani atij nuk i është prezantuar asnjë emër.

“Dua të konkurroj në peshën e lehtë. Nuk e kam bërë ndonjëherë. Do të kthehesha ndaj një ylli që po shpërthen. Mund të jetë Khabib, ose dikush tjetër.

“Kur njerëzit thonë se ‘George nuk ka për ta mundur kurrë’, kjo më motivon. Kur Dana tha se nuk do të kthehesha, kjo më motivoi. Ka shumë gjëra që më eksitojnë në jetë. Femrat, dinozaurët dhe sfida të tilla.”

Zgjedhja ideale e St-Pierre do të ishte Conor McGregor, nëse do të ndodhte do të ishte ndeshja më e shumëpritur e historisë së MMA.

Related posts

Prapaskena, Luftëtari refuzoi dy oferta serioze për Bregun

Sadik.Autor

E OFENDUAN SE I KISHTE KRAHËT E SHKURTRA/ Portieri i kombëtares së Anglisë përfshihet në një sherr masiv

Delo.autor

Karikatura e ditës: Cristiano e shpëton sërish Realin..!

Sadik.Autor

Leave a Comment