Bundesliga Futboll Sport

Arturo Vidal: Mund të largohem nga Bayern, dua të fitoj Champions League!

Arturo Vidal pranoi se ai mund të largohet nga Bayern Munich, por futbollisti i kërkuar nga Inter dhe Napoli do ta bëj diçka të tillë vetëm me synimin për të fituar Champions League.

Lojtari nga Kili, i cili mbushi 31 vjeç javën e kaluar është përfolur vazhdimisht për një rikthim në Serie A, ku luajti me Juventus nga viti 2011 deri në vitin 2015.

“Kam ende edhe një vit kontratë në Gjermani, – tha Vidal për “La Prensa Austral”. – Jam i qetë, sepse e di vlerën time dhe dua të luajë në ndeshje të rëndësishme. Kam pasur shumë oferta dhe kjo është normale kur futbolli është në periudhë merkatoje, por është koha të mendohem gjatë dhe të zgjedh me qetësi.”

Më pas, mesfushori shton: “Edhe mund të largohem nga Mynihu, menaxheri im Fernando Felicevich po merret me gjithçka. Personalisht jam i përqendruar te futbolli. Dua të luajë me një ekip që lufton për të fituar Champions League. Fitimi i titujve është ajo për të cilën luftoj.”

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Tottenham, ja sa këkojnë anglezët për ta lënë të lirë

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel: Parakalimi në start mundësia e vetme, gabova në frenim

Sadik.Autor

“AI ISHTE BURRË QË FËMIJË”/ Agjenti: Kumbulla mund të luante për Napolin, ja sa e ndihmon Murinjo

F.autor

Leave a Comment