Futboll La Liga Sport

Ylli francez dëshiron kalimin te Barcelona, por Deschamps është kundër

Sulmuesi Antoine Griezmann është prioritet për drejtuesit e Barcelonës për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe janë gati të bëjnë gjithçka për të nënshkruar me francezin. Edhe vetë super ylli i Atletico Madrid joshet nga ideja për të luajtur në “Camp Nou” sëbashku me Leo Messi-n dhe Ousmane Dembélé. Palët kanë nisur bisedimet prej kohësh dhe gjithçka mund të konkretizohet këtë merkato vere, megjithatë Didier Deschamps nuk është pro kësaj lëvizjeje.

Trajneri i Francës i ka këshilluar Antoine Griezmann të qëndrojë në Atletico Madrid sepse ai është numri 1 atje. Deschamps, i cili përzgjodhi skuadrën e tij të fundit për Kupën e Botës 2018 javën e kaluar beson se një transferim në “Camp Nou” nuk është në favor të 27-vjeçarit.

Raportet kanë treguar se ish-ylli i Sociedad mund të shkojë në Katalonjë, pasi klauzola e lirimit të tij do të përgjysmohet këtë verë në 100 milionë euro dhe Barcelona është gati ta aktivizojë. Sipas “RMC Sport”, Deschamps beson se kjo nuk do të ishte një zgjedhje e zgjuar, pasi ai beson se Griezmann rrezikon të mbetet në hije në Barcelonë.

27-vjeçari ka shënuar 29 gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 13 asiste dhe duke ndihmuar “Colchoneros” të fitojë titullin e Europa League. “RMC” po ashtu pretendon se sulmuesi ende nuk ka vendosur për lëvizjen e mundshme, pasi bashkëshortja e tij ndihet mirë në Madrid dhe i ka kërkuar disa herë që të mos ndryshojë ambient. Gjithsesi francezit duket se i pëlqen një aventurë e re dhe kalimi te Barcelona e tërheq më së shumti sidomos pas deklaratës së argjentinasit Leo Messi, i cili e ka cilësuar si lojtarin ideal për të përforcuar sulmin. Barça mund të bëjë zëvendësimin e Neymar me francezin, i cili u largua nga “Camp Nou” verën e kaluar për një rekord botëror 222 milionë euro drejt Paris SG.

Related posts

LIVE/ Burnley-Arsenal, Barnes ngushton diferenën për vendasit

Delo.autor

“MAMI DHE VËLLAI QANË PËR GOLIN, NDËRSA E DASHURA…”/ Rrëfehet mbrojtësi Kumbulla: Lojtari më i mirë që kam pasur kundër është…

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Egbo dhe Martini zgjedhin titullarët, mësoni rreshtimet në Tirana-Teuta

Delo.autor

Leave a Comment