Futboll La Liga Sport

As Guardiola, as Enrique. Iniesta zbulon trajnerin e tij më të rëndësishëm

Andres Iniesta ka zbuluar trajnerin më të rëndësishëm gjatë kohës së tij te Barcelona – dhe përgjigja mund të ketë surprizuar shumë tifozë.

Legjenda e mesfushës do të largohet në verë, dy dekada pas promovimit nga akademia e famshme La Masia.

Në prag të largimit të tij, Iniesta, 34, është pyetur nga Mundo Deportivo për të përshkruar ish-shokët e ekipit dhe trajnerët e ndryshëm me një fjali.

Dhe “trajneri im më i rëndësishëm” ishin fjalë që ai përdori për të përshkruar ish-trajnerin e Manchester United Louis van Gaal.

Përgjigja mund të vijë si një surprizë, duke parë nivelin e lartë të trajnerëve që kanë pasur nderin ta stërvitin, teksa ai suksesin më të madh të karrierës e ka arritur nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

Gjithsesi, ishte Van Gaal ai që i dha debutimin si profesionist në 2002 dhe ai është një moment që Iniesta e kujton me nostalgji.

Kur pyetet për mendimin e tij mbi Guardiola-n, ai shprehet: “Një mjeshtër për mua.”

Luis Enrique-n e ka përshkruar si një “shok”, ndërsa Valverde-n si të “mençur”.

Luis Aragones ishte një “shembull”, ndërsa Del Bosque “ekzemplar”.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Partizani: Zhbllokohet super sfida, Mala kalon në avantazh të kuqtë (VIDEO)

Isa.Autor

ÇFARË NDODHI? Rey Manaj përfundon në spital para Serbisë, u helmua nga ushqimi

F.autor

VAJZA E BONUCCI-T LIND NË NJË DITË ME RONALDON/ Emri i saj shumë i njohur në Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment