Futboll Sport

Asnjë projekt, Tirana në “ajër” për Superioren

Tirana është e “ngrirë”. Edhe pse bardheblutë siguruan ngjitjen pa u mbyllur mirë sezoni, borxhi marramendës ndaj Gjergji Muzakës po i vendos seriozisht në rrezik objektivat. FSHF u uli 3 pikë nga renditja e përgjithshme, megjithatë kalvari i dënimeve është vetëm në hapat e parë.

Nëse “kokëfortësia” e klubit do të vazhdojë dhe brenda 15 ditëve nuk paguajnë, do e shohin veten me -3 të tjera, pra në total 6 pikë të marra me shumë mund gjatë këtij sezoni të vështirë do i zhdukeshin për shkak të një borxhi. Por historia nuk mbyllet këtu. Tirana ka vetëm një zgjidhje për të shpëtuar: të hedhë në llogarinë e ishlojtarit 107 milionë lekë të vjetër. Nëse nuk e bën as këtë brenda afateve, atëherë kostot do të jenë fatale. Bardheblutë do të detyrohen që për një tjetër sezon të luajnë në Kategorinë e Parë.

TRAJNERI 

Sikur të mos mjaftojë ky fakt që ka vënë realisht në alarm bardheblutë, misioni “Superiore” mbetet pezull edhe prej mungesës së një projekti konkret. Presidenti Refik Halili nuk ka sqaruar akoma pozitat e trajnerit. Pra, edhe pse braziliani ka dëshirë të qëndrojë, duhet thënë që është krijuar një lloj ngërçi prej merkatos.

Related posts

MILAN BIND ATLETICO MADRIR PËR CORREAN/ Marrëveshja varet nga dy transferime të tjera

F.autor

EMERY ËSHTË DUKE VUAJTUR/ Arsenal merr në konsideratë huazimin e mesfushorit në…

Isa.Autor

“DUA QË MILAN TË SHKOJË SA MË LARG”/ Hernandez: Duhet të përmirësohemi nga sezoni i fundit

Delo.autor

Leave a Comment