Futboll Seria A Sport

Babai i Marek Hamsik trondit Napolin: Me 60% do të ikë në Kinë

E ardhmja e Marek Hamsik duket se do të ndryshojë. Sipas zbulimeve të babait të tij, një lamtumirë nga Napoli pas 11 vitesh është plotësisht e mundshme, ndërkohë që Kina shihet si destinacion i ardhshëm. Richard Hamsik, babai i futbollistit, siç është raportuar nga portali sllovak “Pravda”, konfirmoi propozimin për 10 milionë euro në sezon, ardhur nga Kina:

“Interesi është serioz, por negociatat nuk janë të thjeshta në Kinë, sepse nuk është periudhë tregtare. Përveç kësaj, ekipet kineze kanë kufizime në lidhje me numrin e të huajve. Marek ka një kontratë 3-vjeçare me Napolin, pastaj çdo gjë do të varet nga menaxheri i tij dhe presidenti De Laurentis. Në këtë moment, në masën 60% shohim një largim të tij për në Kinë”.

Ndarja ndërmjet numrit 17 dhe klubit të De Laurentiis, pra, është një hipotezë që merr gjithnjë e më shumë kuota.

Related posts

NDRYSHON POZICIONI I NEYMAR/ Ja formacioni i fikshëm i PSG-së me Mauro Icardin (FOTO)

Delo.autor

Nisin takimet e Grupit H, tre skuadra synojnë dy bileta për në fazën tjetër

Sadik.Autor

“EURO 2020 MERR FLAKË”/ Sot luhet Belgjikë-Portugali! Sfidohen Lukaku-Ronaldo, Italia pret të njihet me rivalët

Delo.autor

Leave a Comment